Bota

‘Ju nuk jeni vetëm’, infermierja kanadeze me kitarën e saj, këndon për të bërë të lumtur pacientin me COVID-19 në intubim (VIDEO)

2 Maj 2021, 08:29| Përditesimi: 2 Maj 2021, 20:26

  • Share

KANADA- Muzika nuk e shëron COVID-19 por edhe në situatat më të vështira është shoqëruesi më i mirë i emocioneve dhe ndjenjave tona.

Me kitarën e saj, një infermiere nga Otava, në Kanada i ka kënduar një pacienti me COVID-19 në intubim, për ta bërë sado pak të lumtur në një ditë të vështirë.

 “Ju nuk jeni vetëm...”, përsëritej në këngën e infermieres, teksa qëndronte jashtë dhomës së pacientit dhe këndonte me pastërti përmes maskës së saj anti-COVID.

Videoja e këtij momenti prekës infermiere-pacient po bën xhiron e botës!

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?