Vezë çokollatë me shtresën e bardhë sipër

Ju pëlqejnë çokollatat? Zbuloni nëse mund të konsumohen kur marrin shtresën e bardhë në sipërfaqe

8 Dhjetor 2022, 19:02| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 19:05

  • Share

Nëse jeni adhurues i çokollatës, ju mund të hani cdo gjë të ëmbël duke nisur nga karamelet, ëmbëlësirat apo lepurushët e Pashkëve. Por ka pikëpyetje të madhe nëse çokollata mund të konsumohet kur merr një shtresë të bardhë lart.

Sipas Live Science, e bardha janë rezultat i asaj që ekspertët e gastronomisë e quajnë "lulëzimi i çokollatës". Kjo ndodh kur çokollata fillon të shfaqë një lloj reaksioni kimik, nga gjalpë kakao në çokollatë duke lëvizur yndyrën në sipërfaqe. E gjitha vjen kur çokollata ekspozohet ndaj ajrit të lagësht ose kur mbahet në frigorifer.

Kur çokollata “lulëzon”, sheqeri, yndyra dhe fibra e kakaos bëhen të paqëndrueshme, duke bërë që çokollata të humbasë strukturën e fituar gjatë procesit të gatimit. Ekspozimi ndaj nxehtësisë ose dritës mund të bëjë që kjo shtresë të largohet. 

Megjithatë, kjo pamje me shtresë të bardhë mund të mos jetë tërheqës vizualisht, por nuk sjell dëme. Çokollata është ende krejtësisht e sigurt për t'u ngrënë, megjithëse mund të shijojë pak më ndryshe për shkak të ndryshimit të përbërjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?