E ftuara Aline dhe moderatori Ermal Mamaqi

VIP & Spektakël

“Ju shqiptarët i trajtoni femrat si plehra”, e ftuara ia plas në sy Ermalit: S’na kishte bërë vaki

4 Nëntor 2018, 14:42| Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 18:42

  • Share

Emisioni “Xing me Ermalin” ka në fokus humorin saqë edhe në momentin kur dikush tregon për peripecitë e jetës së tij moderatori Ermal Mamaqi përpiqet ta kthejë situatën. Por këtë javë atij i ka dalë situata nga duart ndërsa kishte të ftuar blogerin arabo-izraelit Nuseir Yasin me të dashurën e tij Aline dhe Arbër Hajdarin.

Yasin është bërë i famshëm nga faqja e tij në Facebook si Nas Daily dhe së fundmi ka vizituar Shqipërinë dhe Tiranën për projektin e tij të rradhës. Gjatë emisionit Aline u vu në siklet nga pyetja që velina Kejvina Kthella i bëri Nuseirit.

 “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”, e pyeti Kejvina.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt,”- u shpreh Aline.

Ermali u përpoq ta qetësonte situatën dhe kjo shihet në videon e publikuar nga ai në Instagram. "Edhe kjo sna kishte bërë vaki,”- shkruan ai krahas saj. Ndërkohë komentuesit i kanë dhënë të drejtë vajzës duke e kritikuar Ermal Mamaqin për pyetjet e sikletshme që bën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?