Ju skadoi afati i pasaportave dhe ID-ve? Gati drafti për shtyrjen e vlefshmërisë deri kur të mbarojë COVID-19 (Detajet)

3 Prill 2020, 16:15| Përditesimi: 3 Prill 2020, 16:51

  • Share

TIRANE-Ministria e Brendshme është duke përfunduar draftin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për kartat e identitetit të skaduara, që u ka mbaruar afati në këtë periudhë që jemi në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Report Tv mëson se afati i kartave të skaduara pritet të shtyhet deri në përfundim të emergjencës nga COVID-19.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nuk mund të marrin dot shërbime këto ditë pasi ID-të e tyre kanë skaduar. Po ashtu as mund t'i rinovojnë pasi në planin e masave zyrat e ALEAT për karta e pasaporta janë mbyllur.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se afati i parashikuar nga Ministria e Brendshme mund të jetë 3 ose 6 muaj. Vendimi pritet të merret nga qeveria pas propozimit të Ministrisë së Brendshme. Lajmin për këtë nismë e dha kryeministri Edi Rama në datë 12 mars, në nisje të masave të forta kundër koronavirusit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 03/04/2020 21:03

    Nga cilesia teper e dobet pasaportes sime I eshte fshire shqiponja ne koper si shkronjat. Në fakt unë do aplikoj vetem nqse pasaporta dhe ID behen të reja, TË RIDIZENJUARA NGA NJERËZ TË RINJ ME NDJESI DHE DITURI TË LARTA DIZENJIMI sepse këto qe kemi kanë dizajn skandal plus qe printime shumë të dobta qe tregon së janë bere me pak lek ose na i kanë bërë të tjeret falas për lemoshe. Do rri pa pasaporte dhe pa ID derisa të behen të reja me fryme të re dizenjimi dhe cilesi e lartë printimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?