Bota

 ‘Jubileu 2025’, Papa Leoni i XIV: Do të qëndrojmë me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe çdo toke të përgjakur nga lufta

3 Gusht, 11:26| Përditesimi: 3 Gusht, 14:08

  • Share

Mbi 1 milionë të rinj nga e gjithë bota u mblodhën në Tor Vergata  në Romë për Jubileun e të rinjve, eventi i shenjtë më i madh për 2025-ën.

Papa Leoni i XIV u rikthye me helikopter për ditën dhe momentin kyç, atë të meshës së mëngjesit dhe lutjen e Engjëllit.

Mesazhi i Papës para 1 mln të rinjve shkoi për atje nga janë drejtuar sytë e gjithë botës, në Gaza.

"Jemi me të rinjtë e Gazës, të Ukrainës dhe të çdo vendi të përgjakur nga lufta. Një botë tjetër është e mundur me dashurinë e Krishtit. Aspironi për gjëra të mëdha, për shenjtëri, kudo që të jeni. Mos u kënaqni me më pak. Është Jezusi që ju frymëzon dëshirën për të bërë diçka të madhe me jetën tuaj, për të përmirësuar veten dhe shoqërinë, duke e bërë atë më humane dhe vëllazërore", tha Papa.

Mes të rinjve nga 146 vende të botës, Shqipëria kishte aty përfaqësinë e saj. Flamuri ynë kombëtar u ngrit mes dhjetëra të tjerëve duke demonstruar në mënyrë paqësore paqen dhe solidaritetin në këtë ditë të veçantë.

Të shtunën Papa përshkoi sheshin i përshëndetur nga të rinjtë e pranishëm teksa mbajti mbi shpinë edhe kryqin në Vigjiljen e Lutjeve, ndërsa e diela nisi me meshën e fundit.

Pas përfundimit të kremtimeve, nisi dalja masive nga Tor Vergata. Me qindra mijëra pelegrinë që lëviznin drejt stacioneve të metrosë dhe qendrave të transportit. Autoritetet raportuan një fluks të jashtëzakonshëm, me një tren çdo 3 minuta, dhe masa të forta sigurie për të garantuar rend dhe siguri.

Organizatorët dhe autoritetet italiane e konsideruan eventin një sukses të madh logjistik dhe simbolik. Takimi i ardhshëm botëror i të rinjve katolikë është caktuar të mbahet në Seul, Koreja e Jugut, nga 3 deri më 8 gusht 2027.

Ora 13:33
FOTOLAJM/ ‘Jubileu 2025’, 1 milionë rinj në Tor Vergata të Italisë! Valvitet edhe flamuri shqiptar

Mbi një milion të rinj nga e gjithë bota u mblodhën në Tor Vergata në Romë për Jubileun e tyre. Pas mbylljes së kësaj ngjarje teksa të pranishmit janë duke u larguar, ajo që është vënë re mes gjithë kësaj turme është pikërisht flamuri shqiptar. 

Flamuri ynë kombëtar u ngrit mes dhjetëra të tjerëve duke demonstruar në mënyrë paqësore paqen dhe solidaritetin në këtë ditë të veçantë.

Aktualisht besimtarët po marshojnë aktualisht përgjatë Via dell'Arciginnasio për t'u larguar nga Tor Vergata dhe për të arritur në stacionet më të afërta të metrosë në Romë.

"Jubileu i të Rinjve ishte një festë e madhe paqeje, një moment emocional lumturie dhe bashkimi. Dhe një sukses i madh organizativ për Romën. Mbi një milion të rinj, pasi pushtuan dhe ngjyrosën qytetin këtë javë me këngë dhe valle", shkroi në Instagram Alessandro Onorato, Këshilltar për Ngjarjet e Mëdha, Sportet, Turizmin dhe Modën.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?