Receta

Jufka dibre me mish pule nga zonja Albana

4 Qershor, 12:02| Përditesimi: 4 Qershor, 12:04

  • Share

Jufka dibre me mish pule

Përbërësit:

  • 1 pulë fshati
  • 500 gr jufka të freskëta
  • 1 qepë mesatare
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 2-3 lugë gjelle gjalpë / vaj ulliri
  • 1 litër lëng pule
  • 1 lugë gjelle salcë domateje (opsionale)
  • Pak rigon ose trumzë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe ziejmë pulën me kripë, një qepë të prerë dhe nëse dëshirojmë dhe një degë selinoje ose karotë. Pasi të jetë zier, kullojmë lëngun dhe ndajmë pulën në copa, të cilat i fërgojmë lehtë me gjalpë e hudhër për më shumë shije. Në një tepsi të madhe, hapim jufkat. Hedhim gjalpë të shkrirë sipër dhe i përziejmë që të lyhen mirë. Shtojmë racionet e pulës, hedhim lëngun e mishit dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25-30 minuta, derisa të thahen lehtë, jufkat të jenë gatuar dhe sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?