Jufka dibre me pulë në furrë, recetë e shpejtë tradite plot shije nga zonja Albana

13 Korrik 2023, 12:13| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 12:16

  • Share

Pulë me jufka

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 3-4 degë trumëz
  • 1 gjethe dafine
  • 500 gr jufka
  • 100 gr gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi e kemi pastruar pulën e vendosim të ziejë në një tenxhere me ujë, kripë, degë trumze dhe gjethe dafine.

Ndërkohë jufkat i vendosim në një tavë, i spërkasim mirë me gjalpë dhe erëza sipas dëshirës dhe i vendosim në furrë sa të marrin pak ngjyrë. Pasi pula të jetë zier, shtojmë lëngun e saj tek tava me jufka. Vendosim pulën në qendër ose mund ta ndajmë në racione. E rivendosim tavën në furrë dhe e lëmë pulën të marrë një ngjyrë të bukur dhe jufkat të gatuhen plotësisht.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?