Jufka dibre me pulë
Përbërësit:
- 500 gr jufka
- 1 pulë mesatare
- 1 litër ujë
- 1 qepë (sipas dëshirës)
- Gjalpë
- Trumzë
- Gjethe dafine
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë pulën në ujë të ftohtë ku shtojmë një gjethe dafine dhe pak më vonë kripë. Spërkasim me gjalpë jufkat dhe i vendosim në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius. Kaurdisim qepën e grirë në rende duke i shtuar pak ujë. Pulën në racione ose të tërën e vendosim sipër jufkave duke shtuar lëng pule sa të mbulohen jufkat dhe e vendosim në furrë të piqet.
Komento
Komente
