Jufka me mish pule - Tradita dibrane nga zonja Albana

23 Tetor 2023, 11:48| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 11:51

  • Share

Jufka me mish pule - Tradita dibrane

Përbërësit:

  • 500 gr jufka
  • 1 pulë e vogël
  • 2 kokrra qepë
  • 1 lgj kripë
  • 1 lgi salcë domate koncentrat
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 litër buljon pule
  • Piper i kuq pluhur
  • Piper i zi kokërr

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë pulën në racione dhe e kaurdisim në gjalpë së bashku me qepët e grira imët. Më pas shtojmë salcën koncentrat të domates dhe rreth 1 litër ujë dhe e lemë pulën të ziejë. Ndërkohë jufkat i shtrojmë në një tavë, i spërkasim me pak gjalpë dhe i vendosim në furrë për rreth 10 minuta sa të marrin pak ngjyrë duke i përzier herë pas here që pjekja të bëhet e njëtrajtshme. Rregullojmë shijen e pulës me kripë, piper të kuq dhe piper të zi kokërr. Largojmë jufkat nga furra dhe hedhim 2- 3 garuzhde lëng pule. I trazojmë pēr 2 minuta sa jufkat të zbuten pak dhe më pas shtojmë pjesën tjetër të buljonit si dhe racionet e pulës. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 15 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?