Jufka me pulë, tradita dibrane
Përbërësit:
- 500 gr jufka
- 1 pulë
- 2 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
- 1 domate e grirë
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 1 lugë çaji piper i kuq
- 1 lugë çaji rigon ose erëza sipas dëshirës
- 1 litër lëng pule
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Kaurdisim pjesët e pulës dhe i lëmë të ziejnë me pak lëng për rreth 30-40 minuta, derisa të zbuten. Pasi të jetë gati, kullojmë dhe ruajmë lëngun për më vonë. Në një tigan të madh ose tenxhere, ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën dhe vazhdojmë skuqjen edhe për një minutë. Shtojmë domaten e grirë (ose salcën e domates) dhe e përziejmë mirë. Hedhim piperin e kuq, rigonin, kripën dhe piperin e zi sipas shijes. Vendosim mishin e pulës në tigan, e përziejmë me përbërësit e tjerë, më pas shtojmë rreth 700 ml lëng pule dhe e lëmë të marrë valë së bashku me salcën. Ndërkohë jufkat i kaurdisim pak minuta sa të marrin një ngjyrë të artë ose mund t'i kalojmë në furrë me pak yndyrë. Hedhim jufkat në lëngun e vluar duke i përzier herë pas here që të mos ngjiten. I lëmë të gatuhen për rreth 10-15 minuta dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.
Komente
