Juglindja e vendit mbulohet nga dëbora! Të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore

11 Dhjetor 2023, 09:20| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 12:04

  • Share

Juglindja e vendit është mbuluar nga dëbora dhe mjegulla. Në lartësinë mbi 1000 m gjatë mbrëmjes të së dielës ka pasur reshje dëbore.

Trashësia e dëborës në Dardhë arrin në 6 cm, në Voskopojë dhe Qarr 4 cm.

Në zonat e përfshira është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.

Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të reduktojnë shpejtësinë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?