Julian Deda, aktor

VIP & Spektakël

Julian Deda urim të veçantë për ditëlindjen e nënës: E qeshura jote rrezaton, shpërndan në ajër thërrmija dashurie

20 Korrik 2018, 16:17| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 16:23

  • Share

Sot nëna e aktorit të njohur shqiptar,Julian Deda ka ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga Juli. Ai ka zgjedhur fjalët më të bukura dhe më emocionuese për të uruar nënën e tij.

Aktori e ka bërë publik urimin në Instagram ku shkruan:“Mam, e qeshura jote rrezaton, shpërndan ne ajër thërrmija dashurie, mirësie, përkushtimi dhe fisnikërie, ajër me të cilin jemi rritur. Kjo e qeshur dhe ti jeni një, nuk shkoni pa njëra-tjetrën. Të uroj jetë të gjatë e shtrenjta ime, u bëfsh sa të duash ti dhe kurrë mos harro të qeshësh, sepse kur qesh ti, qesh familja, qesh jeta. Kur qesh ti edhe baba Zef shkrihet duke qeshur. Të dua fort'

Postimi i Julian Dedës në Instagram

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?