Jurgen Klopp dhe dyluftimi Ramos-Salah në 2018

Jurgen Klopp ia thotë në sy Toni Kroos: Lojtarët si Sergio Ramos s’i dua në ekip, nuk e di a është djalë i mirë

1 Nëntor, 16:04| Përditesimi: 1 Nëntor, 16:06

  • Share

Ish-trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp firmosi si drejtori i Red Bull dhe tanimë ka kohë për të folur rreth futbollit. Në podcastin e Toni Kroos, trajneri foli edhe për Sergio Ramos, ish-shokun e skuadrës së Kroos te Real Madridi.

Finalja e Champions League në vitin 2018 nuk përfundoi mirë për Liverpool, që  panë yllin e tyre Mohamed Salah të lëndohej pas një ndërhyrjeje nga Sergio Ramos .

Duke folur për atë incident, Jurgen Klopp kritikoi spanjollin për stilin e tij të lojës.

“Nuk e di nëse ai është një djalë i mirë, por ai nuk është lojtari im i preferuar. Unë kurrë nuk kam stërvitur lojtarë të tillë dhe kur kam pasur lojtarë të tillë, jam siguruar që ata të largohen.

Nëse shkoni dhe e shikoni sërish dhe nuk jeni tifoz i Realit, mendoni se ishte i pamëshirshëm dhe brutal. Nëse i bashkoni të gjitha veprimet e Ramos dhe unë kam parë futboll që kur isha pesë vjeç, do të shihni se ai bën shumë faulle të këqija.

Mendoj se në një situatë si ajo me Salah, dikush duhet ta kishte gjykuar më mirë”, tha Klopp.

Real Madrid fitoi atë finale 3-1 me një gol nga Karim Benzema dhe dy nga Gareth Bale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?