Politikë

Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta

28 Janar, 20:20| Përditesimi: 28 Janar, 22:31

  • Share

TIRANE- Në Prokurorinë e Posaçme është pyetur sot një prej vëllezërve të Hekuran Dedës, protestues i vrarë 21 janarin e vitit 2011 para Kryeministrisë.

Por a do të ketë zbardhje të shpejtë dosja e “21 Janarit”?

Juristi i njohur Romeo Kara është i bindur se hetimet do të kenë përparim.

“Është bindje e plotë e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë vendit që kjo çështje nuk është hetuar dhe është penguar hetimi me të gjithë forcën e pushtetit të kohës. Për më tepër frymëzuesit, urdhëruesit e ekzekutuesit së bashku me pjesën e procesit të hetimit të munguar apo të prishur. Mendoj se do të kemi zhvillimet ë reja e do të shkohet drejt një zbardhjeje. Ai plaku matuf ka vrarë e ka prerë e do të vijë në pushtet. U shpërbë Shqipëria nëse shkon në dorën e tij prapë" thotë Kara i ftuar në studion e Frontline Interview në Report Tv.

Ka një përgjigje dhe ndaj akuzës së Berishës se Rama është përgjegjësi për 4 vrasjet e 21 janarit.

“Edhe këta (PD) kanë qëllluar me bomba molotov pa fund gjatë këtyre viteve, sa janë djegur dhe vetë por Rama vuri mënd nga çfarë i ndodhi dhe ndoqi një qasje tjetër. Të lëmë të shfryjnë dufin, por zotëria (Berisha) ka bërë vetë protestë brenda partisë së tij me hu kokës. E ka zakon, do ta marrë pushtetin me hu dhe e lë me gjak. Është hera e dytë. Dhe në 1997 për karrigen e tij është djegur Shqipëria” thotë ai.

Juristi thotë se si Berisha dhe Rama e duan pushtetin me çdo kusht.

Komenton dhe intervistën e Arben Ahmetajt mbrëmë në televizionin e familjes Berisha.  Kara thotë se Ahmetaj duhet të bëhet i penduar të thotë të gjitha të vërtetat me qëllim që para drejtësisë të vihen të gjithë përgjegjësit 

Ai ka thënë disa gjëra që dhe unë i kam ditur. Ai I provoi në krahun tjetër.Nëse ka person që e kam sulmuar atë (Ahmetaj) jam unë. Zotëria (Arben Ahmetaj) është kumbar i marrëveshjes për inceneratorët, por deri ku është bërë mirë apo keq duhet të ndahet. E kam ditur që nuk ka investigim të plotë për inceneratorin e Elbasanit. Me informacionet e mia ka kushtuar 24 mijë euro më shumë sesa kanë marrë paratë. Pra ata që kanë bërë inceneratorin e Elbasanit nuk kanë dalë me fitim. Ka qenë premtimi se nuk do të fitoni këtu, por në Tiranë, por ka dhe momente të tjera që nuk qëndrojnë.  Por nëse është dënuar Lefter Koka, por këta të tjerët pse nuk dënohen? Nuk kam ndërmend të rri indiferentë.  Inceneratorët do të vlejnë për të djegur plehrat e politikës

Ai duhet të plotësojë të vërtetën e tij e të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta. Jo! Ai është pjesë e kësaj zallamahie.  Me këtë opozitë e pozitë është e kotë që marrim frymë. Duhet qeveri teknike” thotë Romeo Kara.

Kara thotë se SPAK duhet të vërë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për aferën e inceneratorëve para zgjedhjeve.

Disa ia besoj se besoj motivin pse I thotë. Ka dhe ish ministra të tjerë pa përmendur. Që do të dalin. Këta mendojnë se i kanë fshehur, por kur po i marr vesh unë, mendo të tjerët. Ka shumë njerëz të intersuar që ti lëshojnë këto fjalë. Kot nuk mi kanë thënë mua. Unë do e bëj, dhe karshi Metës. SPAK  të shohë të gjithë shkresat dhe provat e kohës së negociimit në këtë kontratë. Nuk është ai korrupsion që mendojnë këta. Ka të tjera gjëra.  Të shkojnë tek ata që kanë marrë vendimet reale. Kjo punë vjen era mish dhie. E të zbardhet para zgjedhjeve.

Romeo Kara thotë se si Rama dhe Berisha janë padronët e partive dhe thotë se Ahmetaj ra në kurth me të katër këmbët.

“Ai plaku matuf ka vrarë e ka prerë e do të vijë në pushtet. Ky tjetri me qeverinë e vet i ndikohet atyre.  Këta janë padronë partishë.  Nuk ka anëtarësi, këta bëjnë ligjin. Janë manjatët, oligarkët e partive të tyre. Kanë kapur ligjin, para pa fund. S’di ku I kanë. Se foli dhe për bitcoin ai (Ahmetaj). Do vij dhe unë të flas për bitcoin. Po del informacioni. Unë të sakrifikoj jetën e familjes time të fshijnë mendere me 200 mln euro dhe të vjedhin me 2 zero prapa nuk shkon. Zoti Ahmetaj të thotë ku i ngeli hatri, çfarë pazari iu prish dhe çfarë intrige politike bëri në 2021. Ai ra me 4 këmbët në kurth”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zollino: 28/01/2025 21:38

    Rama nuk ja vlen ta shese edhe cka ka mbet! Mendoj qe vjen ndonje politikan i ri ikin partite e vjetra per lesh ! Pra diaspora do tju qudi se ne maj , iken politika e vjeter ose do shperbehet Shqipëria keshtu duket , me vjen keq per italajanët sepse kane gjet parajse ketu duhet tju taksohet pensioni !

    Përgjigju
    • Lala: 29/01/2025 06:41

      Ne asnje vend te botes nuk taksohet pensioni or tejj.kan pagu taksa fjith jeten prandaj Martin Pension Pa pun or tej

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?