Juristi Romeo Kara në 'Studio Live' tha se Berishës i intereson koalicioni me Metën. Duke komentuar rolin e Flamur Nokës Romeo Kara tha se nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit
“Primaret ishin tender. Shoh ngjashmëri me Dash Sulën. Zefi ofroi vota dhe Dash Sula. Berisha do aleancë me Metën, hesapi i Berishës nuk i del me Zefin. Tani po e besoj që Muli qenka i rëndësishëm në PD. Zot na rujt mendt e kokës. Nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit. Gallatë me fatin e shqiptarëve pa e marrë mirë pushtetin. Zefi nuk e ka llogaritur se sa kohë të jetë shenjtani atje brenda nuk riparohet më kjo PD. Kështu është dhe PS” tha Kara.
Lajmi kryesor:
"S'i duroj dot hajdutët!' - Aleati i 'Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës, tregon prapaskenat e negociatave: Takova Nokën dhe... në listë futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë
S.G/E.H/ReportTv.al
