Selena Gomez dhe Hailey Bieber pozuan për herë të parë me njëra-tjetrën gjatë Gala-së së dytë vjetore të Muzeut të Filmit në Academy Museum of Motion Pictures dhe sigurisht ka pasur edhe një reagim nga ylli Justin Bieber.
Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që ato kanë ecur përpara dhe kanë bërë paqe.
Ky bashkim erdhi në një kohë kur fansat kanë sulmuar Haileyn në rrjete sociale, duke e akuzuar se ka ndërhyrë mes lidhjes së Selenës dhe Justin, edhe pse ajo e ka mohuar.