Punonjësit e FIAT në protestë

Sport

Juventus do paguajë 105 mln € për Ronaldon, punëtorët e 'FIAT' në protestë: E padrejtë!

11 Korrik 2018, 18:25| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 18:40

  • Share

Punëtorët e industrisë së automjeteve "FIAT" duket se kanë reaguar mjaft ashpër ndaj transferimit të Cristiano Ronaldos te klubi italian i Juventusit.

Futbollisti portugez do të kalojë në Torino për shumën e 105 milionë eurove, dhe një pjesë e mirë e saj do të paguhet nga kompania partnere e Juventuesit, Exor, e cila ka në pronësi FIAT-in dhe Ferrari-n.

Punëtorët e Fiat-it e kanë konsideruar si të papranueshme shpenzimin e qindra milionë eurove të kompanisë Exor, për një lojtar futbolli.

Teksa punëtorët dhe familjet e tyre shtrëngohen mirë, kompania vendos të investojë në një burim të vetëm njerëzor. Është e drejtë? Është e drejtë që një person të fitojë miliona, teksa mijëra familje nuk e shtyjnë dot deri në mesin e muajit? Jemi të gjithë punëtorë të të njëjtit punëdhënës, por ky trajtim ndryshe është i papranueshëm.

Shkruhej në deklaratën e tyre për shtyp

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?