Juventus e zyrtarizon së shpejti, Pogba: Mezi pres! Java e bardhezinjve, Di Maria disa orë larg

4 Korrik 2022, 10:44| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 12:27

  • Share

Poul Pogba ka ‘ndezur motorët’ për rikthimin te Juventusi. Duke filluar nga e marta pritet zyrtarizimi i francezit që gjashtë vitet e fundit i kaloi te Manchester United, por pa lënë shenjat që priteshin. Tani është mundësia e fundit për të shkëlqyer në futbollin e madh dhe jo më kot Pogba ka postuar në rrjetet sociale teksa stërvitet dhe shkruan ‘mezi pres’. Pogba ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Juventusin ku do fitojë 8 milionë euro në sezon plus bonuse që e çojnë në 10.

Përveç Pogba-s po këtë javë te Juventus do zyrtarizohet edhe Angel Di Maria. Argjentinasi ka qenë një dëshirë e madhe e trajnerit Allegri, ndaj edhe drejtuesit ulën hundën në bisedime, duke oferuar një kontratë 1-vjeçare, aq sa ç’donte futbollisti.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?