Juventusi u kthye te fitorja dhe mundi 2-0 Torinon në derbin e qytetit. Për javën e tetë në Serie A, "Zonja e Vjetër" dominoi kundërshtarin edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola. Pas vetëm pesë minutave lojë, Kean shënoi për bardhezinjtë, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë ishte Gatti që në të 47 minutë zhbllokoi shifrat, ndërsa Milik në të 62 arkivoi suksesin me golin e dytë. Pas barazimit me Atalantën, Juvja u rikthye te tri pikët dhe merr vendin e tretë me 17 pikë në Serie A. Torino me nëntë pikë mbetet në vendin e 12-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Milani i falet Pulisic dhe merr kreun e Serie A nga Genoa, Juventusi mund 2-0 Torinon! Festival golash në 'San Siro', Interi ndalet nga Bologna
S.Dh/ReportTv.al