Juventus fiton 3-0 ndeshjen në tavolinë, Napoli dënohet edhe me -1 pikë

14 Tetor 2020, 17:49| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 17:51

  • Share

Juventus ka dalë skuadra e fituar nga mos luajtja e supersfidës së javës së tretë të Seria A me Napolin në Torino. Kjo pasi gjykatësi sportive ka vendosur sot që bardhezinjtë ta fitojnë ndeshjen 3-0 në tavolinë, duke mos marrë parasysh pretendimet e Napolit.

Jo vetëm kaq, por gjykata sportive e ka dënuar Napolin edhe me minus një pikë, për shkak të mosprezencës në atë ndeshje. Pavarësisht se skuadra me president De Laurentiis tha se nuk ishin lejuar nga autoritet lokale shëndetësore për të shkuar në Torino,  gjykata sportive zgjodhi të mbante anën e protokollit të nxjerrë nga federata.

Gjithashtu gjykatësi sportiv citoi edhe rregullin e UEFA-s, i cili thotë se vetëm në rast se një skuadër nuk bën dot 13 lojtarë, pasi pjesa tjetër është e prekur nga koronavirusi, atëherë mund të anulohet ndeshja.

Napoli para sfidës me Juventusin kishte të infektuar dy futbollistë, Zielinksin dhe Elmas, por edhe një pjestar të stafit. Për këtë arsye autoriteti lokal shëndetësor nuk i lejoi të udhëtonin drejt Torinos.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?