Juventus ka treguar karakter në javën e 25 të Seria A, duke mposhtur 3-1 me përmbysje Lazio-n. Në ‘Allianz Stadium’ ishin miqtë nga kryeqyteti ata që kaluan të parët në avantazh me Correa-n, por brenda pjesës së parë Rabiot barazoi shifrat me një të majtë potente.
Më tej në fraksionin e dytë të lojës, një ‘dopietë’ e Morata-s në harkun kohor të tre minutave sigloi tre pikëshin e baredhezinjve. Spanjolli fillimisht realizoi pas një asist të Cheisa-s, ndërsa më pas u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo fitore, e cila vjen në kushte të pazakonta për shkak të mungesave të shumta, e mban skuadrën e Pirlos në garën për titull.
Ndërkohë në La Liga Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-2 kundër Osassuna-s. Skuadra katalanase zhbllokoi fillimisht me mbrojtësin Jordi Alba, ndërsa pak minuta nga fundi 18-vjeçari Moriba vrau shpresat e vendasve për pikë në këtë ndeshje.
Në Bundesligë supersfida mes Bayern Mynchen dhe Borussia Dortmund është mbyllur me shifrat 4-2. Për kampionët e Gjermanisë dhe të Europës përballja nisi në malore pasi Dortmund në minutën e 9 e pa vetën në avantazh të dyfishtë falë ‘dopietës’ së Halaand. Gjithsesi brenda fraksionit të parë të lojës Leëandoëski realizoi dy herë. Më tej rrjeta e Goretzka-s dhe goli tjetër i sulmuesit polak i dhanë Bayern Mynchen sërish kryesimin.
Pas 24 javësh kampionat skuadra e Flick udhëheq Bundësligën me 55 pikë, 2 më shumë se Leipzig i vendit të dytë.