Juventusi është duke menduar për afrime në ekip dhe emri i parë i lakuar është ai i mbrojtësit Miguel Gutierrez, anësorit të majtë të Gironas në Spanjë. Mëngjarashi që mbush 24 vjeç më 27 korrik është produkt i Real Madridit dhe ka qenë pjesë e "Galaktikëve" në 2022 duke fituar edhe Ligën e Kampionëve.
Gutierrez vlen 35 milionë euro dhe Real Madrid duket se nuk dëshiron ta përdorë klauzolën për ta riblerë lojtarin, duke i lënë kështu derën të hapur Juventusit. Shuma padyshim është e majme, por Juventusi e ka "asin nën mëngë".
Te bardhezinjtë janë gati të shesin Andrea Cambiason, me Man. Cityn që ofron deri në 70 mln euro për mbrojtësin. Në të tilla kushte Juvja do duhej të afronte një anësor të majtë, por më parë duhet të shikojë situatën e Cambiasos.
Veç këtij të fundit, Man. City dhe Pep Guardiola kërkon të ekip edhe mbrojtësin tjetër të Juves, Savonan, për të cilin bardhezinjtë kërkojnë deri në 20 milionë euro.
Komente
