Në prag të takimit me Milanin për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë trajneri i Juventusit Muarizio Sarri ka folur për shumë tema, duke filluar nga disfata me Verona-n e deri tek takimi që kishte me presidentin Agnelli, ku u përfol se mund të ishte për një shkarkim. Sarri është shprehur:
“Ndeshja me Veronën? Ne ishim më pak agresivë se ata, nuk ishim të lodhur. Ramsej? Futbolli në Itali është ndryshe nga ai në Angli. Këtu ka më shumë taktika. Ai vjen nga një dëmtim i gjatë, por unë e shoh se ai po rritet çdo ditë.
Mesi dhe Ronaldo në një skuadër? Nuk do të ishte mirë të përgjigjesha për këtë. Nëse do të isha trajner i Barcelonës do të mërzitesha dhe për këtë arsye nuk po përgjigjem.
Kam biseduar me Ronaldon dhe ai ndihet shumë mirë. Nëse ai do të ndjejë sadopak lodhje, do të më thotë menjëherë dhe ne do të bëjmë vlerësimet.
Ndeshja me Milanin? Do të jetë një sfidë e ndërlikuar. Luajmë në një stadium plotë, pasi të luash përballe Juventusit është një stimulim për të gjithë. Ne jemi duke punuar, posaçërisht për administrimin e avantazheve. Kemi pasur probleme me këto.
Takimi me Anjelin? Takimi ishte planifikuar të bëhej pas ndeshjes me Fiorentinën, por nuk ndodhi për shkak të disa angazhimeve. Në flasim shpesh me njëri-tjetrin dhe dalim për darka.”