Sulmuesi Conceiçao

Sport

Juventus i plotëson kërkesën, Porto i vendos kusht Conceiçao-s! Inter në sulm për ‘mister x’

16 Korrik, 12:26| Përditesimi: 16 Korrik, 12:28

  • Share

Afër tymit të bardhë është marrëveshja mes Juventusit dhe Porto-s për Francisco Conceiçao-n. Dy klubet kanë rënë dakord për 32 milionë euro, por që marrëveshja të kryhet duhet që futbollisti të heqë dorë nga 20% e kartonit. Bëhet fjalë për 6.4 milionë euro, me Porton që ka vendosur ultimatum. Nëse Conceiçao nuk heq dorë deri vonë të mërkurën atëherë marrëveshja me Juventusin do të zhbëhet.

Inter ndërkohë po punon në heshtje për Ademola Lookman. Në këto momente marrëveshja është larg pasi Atalanta kërkon 50 milionë euro, por dëshira e zikaltërve është nigeriani. Vetë 27-vjeçari ka këruar të largohet dhe destinacioni Milano i pëlqen shumë. Megjithatë nga Spanjë raportojnë se edhe Atletico Madrid kërkon sulmuesin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?