Gleison Bremer

Juventus, lajm i keq nga infermieria! Bremer mbyll sezonin

3 Tetor, 13:28| Përditesimi: 3 Tetor, 13:33

  • Share

Mbrojtësi Bremer i Juventusit pritet të jetë jashtë fushës për të paktën 6-7 muaj dhe do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.

Juventusi humbet lojtarin kryesor të mbrojtjes, Gleison Bremer, deri në fund të sezonit. Lojtari brazilian, i cili doli më herët nga Liga e Kampionëve kundër Leipzig, iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme në JMedical mëngjesin e sotëm, të cilat zbuluan dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë.

Siç raporton klubi i Juventusit, Bremer do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. Ndërkohë, Nico Gonzalez pësoi një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e djathtë

“Këtë mëngjes Gleison Bremer dhe Nico Gonzalez iu nënshtruan testeve diagnostike në J|medical, të cilat evidentuan për të parin një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të majtë dhe për këtë të fundit një dëmtim të shkallës së ulët të rectus femoris të kofshës së djathtë. Bremer do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët e ardhshme", njoftojnë bardhezinjtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?