ITALI- Gjykata sportive ne Italia ka vendosur të rihapë çështjen për plusvalencat e rreme të Juventusit, duke sjellë edhe dënimin e saj.
Dënimi ka shkuar përtej kërkesës sa prokurorit i cili kishte kërkuar -9 pikë më renditje për sezonin aktual, por tani do jenë -15 pikë në renditje, që do të thotë se Juventuri do ta ketë shumë të vështirë të arrijë objektivat sportive. Gjyakat sportive vendosi që të përjashtojë klubet te tjera që ishin pjesë e kesaj çështje duke dënuar vetëm Juventusin, që aktualisht renditet e treta në Seria A.
Gjykata Federale e Apelit ka shkuar gjithashtu përtej kërkesës së prokurorit duke pezulluar për dy vite e gjysmë ish-drejtorin sportiv Paratici, 2 vite për ish-presidentin Agnelli dhe 8 muaj pezullim për ish zv.presidentin Pavel Nedved. Seanca gjyqësorë ndërkohë është ndjekur nga presidenti i ri i juventusit Gianluca Ferreiro i cili vetëm një ditë më parë mori zyrtarisht detyrën.
Juventus tani mund të apelojë vetëm në CAS-in e CONIT (Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë), jo për vendimin e dhënë, por për procedurat që janë ndjekur.
36 herë kampionët e Seria A akuzohen se në sezonin 2019-2020 kanë manipuluar bilancet në mënyrë që klubi të vazhdojë të përfaqësohet në kampionat dhe Kupat e Europës. Këtu dyshohet për shtimin e vlerës së kartonit të futbollistëve, uljen në disa raste të tjera apo deklarime të rreme pagash.