Juventus në gjysmëfinale të Kupës, Burnley trondit Man.United, Real e Barcelona avancojnë në Kupë (VIDEO)

23 Janar 2020, 09:48| Përditesimi: 23 Janar 2020, 12:21

  • Share

Juventusi mund 3-1 në “Allianz Stadium” Romën dhe “fluturon”  në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të përballet me fituesen e çiftit Milan-Torino. Bardhezinjtë mbyllin llogaritë e kualifikimit që në 45 minutat e para ku shënuan fillimisht Cristiano Ronaldo. Portugezi me golin e djeshmen ka realizuar në 15 nga 17 kompeticionet që ka marrë pjesë.  Më pas tundën rrjetën edhe mesfushori Bentancur që zhvilloi një ndeshje perfekte dhe në fund mbrojtësi Leonardo Bonucci. Ajo që mundi të bënte Roma ishte vetëm një gol me ndihmën e Buffon.

Në Premier League, Manchester United nuk po ngre kokë. Pas humbjes ndaj Liverpool “djajtë e kuq” u mposhtën edhe në “Old Traford” nga Burnley 0-2. Wood dhe Rodriguez ishin autorët e golave për miqtë.

Tottenham i Mourinhos rikthehet tek fitorja pas disa ndeshjesh. Me golat e Dele Alli dhe Son gjelat e Londrës mposhtën 2-1 Norwich dhe janë vetëm 6 pikë larg zonës Champions. Fitore siguroi edhe Leicester 4-1 ndaj West Ham.

Në Spanjë Real Madrid dhe Barcelona avancojnë për në 1/8 e Kupës së Mbretit duke eliminuar ekipe amatore. Real fitoi 3-1 në transfertë ndaj Unionistas de Salamanca me golin e Gareth Bale, një autogol dhe rrjetën e Brahim Diaz.

Ndërsa francezi Antoine Griezmann shpëtoi Barcelonën. Katalanasit mposhtën me shumë vështirësi 2-1 Ibizan që shënoi e para me Caballe por më pas Griezmann në minutat 72 dhe kohën shtesë vendosi kualifikimin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • qeryr: 23/01/2020 10:57

    Ky Kapxhiu gazetar serioz, me pelqen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?