Juventusi i këtij sezoni nuk po njeh kundërshtarë në kampionatin italian. Skuadra bardhezi ka mposhtur me shifrat 3-1 Napolit në supersfidën e javës së shtatë të “Seria A”, duke shtruar rrugën drejt titullit të radhës.
Përballja në “Allianz Stadium” nisi në malore për “zonjën e vjetër”, pasi të besuarit e Ançelotit kaluan në epërsi në minutën e 10-t falë Mertnes që nuk e kishte të vështirë me portën e boshatisur. Avantazhi nuk do të zgjaste shumë pasi Mandzukiç shfrytëzoi në perfeksion asastin e Ronaldos për të barazuar. Kaq në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Mandzukic me golin e dytë personal do të përmbyste shifrat, duke kaluar për herë të parë ekipin e Allegrit në avantazh.
Në minutën e 58-t Napoli mori një tjetër goditje të rëndë, pasi Rui u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve. Për të vulosur takimin do të mendonte Bonuçi, që devijoi një top të goditur nga Ronaldo. “Zonja” në këtë mënyrë rrit diferencën me ndjekësit në klasifikim, pasi është me pikë të plota pas shtatë ndeshjesh.
Pamje nga ndeshja Juventus-Napoli
Sport
Juventus nuk njeh rivalë në “Seria A”, mposht Napolin me përmbysje (VIDEO)