Mesfushori holandez Teun Koopmeiners

Juventus nuk pret më, gati 60 mln € për Koopmeiners! Pas Gonzales është radha e Conceicaos, degdiset Chiesa

16 Gusht, 16:27| Përditesimi: 16 Gusht, 16:31

  • Share

Juventus ka përmirësuar edhe ofertën për mesfushorin Teun Koopmeiners, për të cilin Atalanta kërkon 60 milione euro, ndërsa ‘zonja’ ka shkuar në 59. Edhe në këtë drejtim transferimi duket i kryer, por Atalanta do japë dritën jeshile vetëm kur të arrijë marrëveshjen me mesfushorin Samardzic të Udinese-s, i cili është piketuar si zëvendësuesi i holandezit.

Disi më e ndërlikuar është negociata e Juventusit me Porton për Francisco Cnceicaon, i cili është anësori i dytë i kërkuar nga Thiago Motta. Italianët kanë rritur ofertën e tyre, por ende nuk janë tek pritshmëritë e Portos, që është në urgjencë për të mbledhur para.

Juventus nga ana tjetër këmbëngul shumë për dy anësorë, pasi përfundimisht ka lënë Chiesën jashtë planeve. Ky i fundit është dërguar të stërvitet me lojtarët e tjerë që pritet të lënë klubin, duke i hequr mundësinë të jetë me ekipin e parë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?