Cristian Shpendi

Juventus 'piketon' sulmuesin e kombëtares shqiptare

5 Prill, 15:29| Përditesimi: 5 Prill, 15:37

  • Share

Pas Mario Mitajt, Juventusi ka në optikë edhe sulmuesin e Kombëtares U-21, Cristian Shpendi. 20-vjeçari këtë sezon me Cesenan në Serie C shënoi 20 gola dhe asistoi 6 herë, me skuadrën e tij që siguroi një vend në Serie B për sezonin e ri.

Paraqitja e djaloshit nuk mbetet pa u vënë re përtej Adriatikut, me Juventusin që kërkon të afrojë në ekip një nga elementët e së ardhmes. 2 milionë euro është vlera e Cristianit në treg, teksa ka kontratë me Cesenan deri në verën e 2026.

Me ofertën e duhur, "Zonja" pritet të bëjë të vetin Shpendin dhe ta bashkojë në Serie A me binjakun Stiven, që luan për Empolin. Kujtojmë se Juventusi është edhe pas Mario Mitaj, mbrojtësit të Lokomotivës së Moskës.

Vera pritet e nxehtë për kuqezinjtë, që shohin klubet më me rëndësi në Evropë të interesohen për ta. "Asist" për këto lëvizje mund të jetë edhe vendimi që nga sezoni i ri lojtarët shqiptarë në Serie A do quhen si vendas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?