Massimiliano Allegri

Juventus tashmë e ka të qartë kush do zëvendësojë Allegrin në sezonin e ardhshëm

4 Mars, 22:35| Përditesimi: 4 Mars, 22:48

  • Share

Trajneri i Bolognës, Thiago Motta është favoriti kryesor për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin tek Juventusi sezonin e ardhshëm. Footmerkato shkruan se bardhezinjtë kanë vendosur Thiago Mottën në krye të listës së tyre të dëshirave për të marrë drejtimin e skuadrës pas përfundimit të epokës së Allegrit.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër’, Cristiano Guintoli është admirues i madh i Thiago Mottës dhe më herët gjatë verës kishte pasur kontakte me të gjatë kohës kur Napoli kishte nevojë për një zëvendësues të Luciano Spalletit.

Kontrata e Thiago Mottës me Bolognën skadon në fund të sezonit aktual dhe rinovimi i saj momentalisht duket i pamundur duke marrë në konsideratë interesimin e madh që kanë klubet evropiane për të.

Bologna tashmë gjendet në pozitën e katërt në Serie A pas fitores 2-1 ndaj Atalantas në udhëtim, dhe janë në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?