Futbollisti francez i Manchester United Poul Pogba

Juventus ‘trondit’ Paris SG, në Angli e japin të sigurtë: Pogba është afër bardhezinjve

12 Maj 2022, 16:38| Përditesimi: 12 Maj 2022, 16:40

  • Share

Një kthesë e fortë në lidhje me të ardhmen e Poul Pogba. Në Angli shprehen të sigurtë se futbollisti francez ka gjasa të mëdha të përfundojë te Juventusi, ndryshe nga çfarë thuhej deri tani që Paris SG kishte siguruar shërbimet e mesfushorit.

Sipas ‘Mirror’ Juventus ka bërë një ofertë prej 9 milionë eurosh plus një bonus për Pogba-n, i cili në fund të qershorit del si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester United. Pritet një skonto e vogël nga mesfushori, i cili gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën bardhezi.

Juventus do të bëjë gjithçka për të rikthyer në Torino Pogba-n një lojtar që në 2016 e shitën te Man.United për një shifër rekord prej 89 milionë paund.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?