Nga festa e djeshme e Juventus.

Juventus konfirmon dëmtimin, titullari mbetet jashtë

6 Tetor 2022, 16:40| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 16:44

  • Share

Juventus ka njoftuar se mbrojtësi Mattia de Sciglio do qëndrojë jashtë për 10 ditë. Italiani ka pësuar një lëndim në kofshën e djathtë dhe për të paktën dy ndeshje nuk do jetë nën urdhërat e Allegrit. Ekzaminimi në JMedical këtë mëngjes ka konstatuar një lëndim të gradës mesatare të femurit dhe pas një pushimi të detyruar për 10 ditë mbrojtësi do i nënshtrohet sërish analizave.

Në fitoren e djeshme 3-1 kundër Macabi Haifa në Champions League, de Sciglio luajti vetëm 45 minutat e para, duke u zëvendësuar nga Alex Sandro. "Hetimet diagnostike të cilave iu nënshtrua Mattia De Sciglio këtë mëngjes në J | Medical treguan një dëmtim të shkallës mesatare të "rectus femoris" i kofshës së djathtë. Në 10 ditë ai do t'i nënshtrohet një kontrolli të ri për të përcaktuar diagnozën e saktë", njofton Juve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?