Adrien Rabiot

Zyrtare/ Juventus rinovon me Adrien Rabiot

27 Qershor 2023, 15:31| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 15:35

  • Share

Adrien Rabiot ka zgjedhur Juventusin. Pas muajsh negociatash, mesfushori francez zgjodhi një rinovim 1-vjeçar me "Zonjën e Vjetër", duke e preferuar para ofertave milionëshe nga ligat e tjera (Manchester United).

"Juventus dhe Adrien Rabiot sërish bashkë! Adrien rinovon deri më 30 qershor 2024 dhe është gati të përjetojë më shumë emocione me fanellën e Juventusit. 177 paraqitje, 17 gola të shënuar dhe tre trofe të fituar (një titull lige, një Kupë Italie dhe një Superkupë Italie): ky është koleksioni i grumbulluar deri tani, i destinuar për t'u pasuruar sërish", njofton Juve.

Rrugët e Rabiot dhe Juventus u kryqëzuan për herë të parë në verën e vitit 2019, në fund të aventurës së tij me PSG-në dhe në këto katër sezone Adrien ka qenë gjithmonë në qendër të mesfushës së Juventusit.

37 paraqitje në Serie A me një gol të shënuar në sezonin e parë, ai që përfundoi me fitimin e titullit; 47 paraqitje dhe 5 gola në të dytin, me fitoren e Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë; 45 paraqitje pa gola në të tretën dhe më pas rekordin personal në këtë të fundit, ku doli në fushë 48 herë (i dyti në skuadër për kohën e lojës pas Danilos), duke shënuar 11 gola: 8 në Serie A, 2 në Champions League dhe 1 në Ligën e Evropës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?