Juventus-Atalanta finalja e Kupës së Italisë, Sevilla fiton aktin e parë ndaj Barcelonës (VIDEO)

11 Shkurt 2021, 12:20| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 13:52

  • Share

Do të jetë Juventus-Atalanta finalja e Kupës së Italisë për edicionin 2020-2021. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë Atalanta e mposhti 3-1 Napolin në gjysmëfinalen e kthimit duke siguruar biletën për në finalen e madhe ndaj bardhezinjve. Në Bergamo djemtë e Gasperinit arrijnë një tjetër sukses të madh teksa marrin brenda 16 minutave një avantazh të dyfishtë falë golave të Duvan Zapata dhe Pessina. Në fillimin e fraksionit të dytë Napoli ngushtoi diferencën me golin e Lozanos që rezultoi jo i mjaftueshëm. Pessina rreth dhjetë minuta nga fundi shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal dhe mbylli llogaritë duke i siguruar Atalantës finalen e Kupës. Për herë të parë bardhezinjtë dhe bergamaskët përballen në finale të Kupës së Italisë.

Ndërsa në Kupën e Mbretit Barcelona u mposht 2-0 nga Sevilla në ndeshjen e parë gjysmëfinale në stadiumin Pizjuan. Andaluzianët marrin avantazhin që në minutën e 23-të falë një aksioni personal të Kunde i aftë të driblojë disa kundërshtarë. Katalanasit provuan të reagonin por ishin vendasit që shënuan sërish këtë herë me Ivan Rakitic . Ndeshja e kthimit më 3 mars ndërsa sonte luhet gjysmëfinalja tjetër Bilbao-Levante.

Përgatiti Andi Kapxhiu

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?