Sport

Juventusi bën nxehjen e fundit para Championsit, sinjal Atletikos për përmbysjen

8 Mars 2019, 22:48| Përditesimi: 8 Mars 2019, 22:49

  • Share

Juventusi tregoi forcën sonte përballë Udineses duke e shkatërruar me formacionin e dytë me rezultatin e thellë 4-1. Padyshim që ylli i mbrëmjes ishte Moise Kean, që shënoi dy gola, ndërsa pokerin e plotësuan Can dhe Matuidi.

Por, pavarësisht triumfit sonte dhe kampionatit që thuajse e ka hipotekuar, bardhezinjtë mendjen e kanë në sfidën e 12 marsit në shtëpi përballë Atletikos së Madridit.

Sfida e parë e luajtur në Madrid mes Atleticos dhe Juventusit u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës madrilene, por kampionët e Italisë besojnë te përmbysja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?