Joao Mario me fanellën bardheblu të Portos

Sport

Juventusi biznes te Porto, merr Joao Marion dhe jep Alberto Costën! Sulm final për Sanchon e United

23 Korrik, 13:17| Përditesimi: 23 Korrik, 13:24

  • Share

Juventusi është i orientuar pas tregut portugez të futbollistëve. Pasi shpenzuan diçka më shumë se 30 milionë euro për të bërë të vetin Francisco Conceiçaon nga Porto, "Zonja" po bën sërish biznes me portugezët.

Gazetari Gianluca Di Marzio bën me dije se bardhezinjtë janë duke mbyllur një marrëveshje, duke afruar mbrojtësin e djathtë Joao Mario. Për 25-vjeçarin Juve do paguajë 12 milionë euro, teksa do shesë te Porto Alberto Costën, mbrojtësin 21-vjeçar që për gjashtë muaj nuk e gjeti veten te Juvja. Costa do u kushtojë "Dragonjve" 16 milionë euro, ndaj nga ky "shkëmbim" Juve del me 4 mln euro fitim.

Objektivi i sulmit mbetet Jadon Sancho, i cili nuk u thirr për turneun e Manchester United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është më pjesë e planit të Ruben Amorim. Nottingham Forest ka shfaqur interes për të, por anglezi dëshiron t'i bashkohet Juventusit.

Në këtë rast gjithçka është e lidhur me transferimet dalëse që Juventusi duhet të bëjë, nga Dusan Vlahovic te Nico Gonzalez apo Douglas Luiz, pas të cilave ata mund të lëvizin për Sanchon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?