Fiorentina pagoi vetëm 13 milionë euro te Juventusi dhe në verën e 2024 bëri të vetin Moise Kean. 23 golat e tij këtë sezon kanë bërë që Barcelona të mendojë për të paguar 52 milionë euro për të bërë të vetin sulmuesin e kombëtares italiane.
Sipas Tuttosport, Barcelona po bën hapa konkrete për të paguar klauzolën e lirimit, e cila është e vlefshme vetëm gjatë muajit korrik. Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, u ul dje me Kean për të diskutuar situatën.
Ish-qendërsulmuesi i Juventusit, Everton dhe Paris Saint Germain ka 'lulëzuar' në Firenze dhe për të ka interes edhe nga Tottenham edhe Arsenal. Nga ana tjetër Fiore shpreson që ta bindë 25-vjeçarin që të qëndrojë në ekip.
Komente
