Në "Artemio Franchi" Fiorentina fitoi 3-0 kundër Juventusit. Skuadra "Vjollcë" dominoi fillimin e takimit dhe gjeti dy gola të shpejtë me Gosens dhe Mandragora në minutat 15-të dhe 18-të. Juventusi u "hodh në tapet" pas këtij momenti dhe nuk mundi të reagonte. Për të "vulosur" gjithçka mendoi Gudmundsson në minutën e 53 me golin e tretë, teksa vlen për t'u përmendur se një ish si Fagioli dhuroi dy asiste. Fiore me 48 pikë ngjitet në vendin e tetë, ndërsa Juve me 52 pikë mbetet në pozitën e pestë. Pas humbjes 0-4 në Torino nga Atalanta, "Zonja e Vjetër" e pëson sërish, ndërsa trajneri Thiago Motta është konfirmuar në stol nga drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli 'fut ujë', Interi mposht Atalantën dhe shkëputet në krye të Serie A! Bologna 'shuplakë' Lazios, Juventusi turpërohet! Roma tri pikë
S.Dh/ReportTv.al
