Parma 1-0 Juventus, goli i Pellegrinos

Sport

GOLAT/ Juventusi është për turp, humbet në Parma dhe 'del' nga Championsi! Tri pikë për Fiorentinën, Lazion dhe Torinon

24 Prill, 09:24| Përditesimi: 24 Prill, 09:33

  • Share

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës katër ndeshjet e shtyra për shkak të vdekjes së Papa Françeskut, të vlefshme për raundin e 33-të. Tri pikë për Fiorentinën, Lazion dhe Torinon, ndërsa Juventusi humbi 1-0 në Parma dhe rrezikon zonën Champions.

Në "Tardini" vendasit e Parmës mposhtën 1-0 Juventusin dhe vijojnë "traditën" duke treguar se janë një ekip që historikisht i kanë hapur telashe "Zonjës së Vjetër". Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mateo Pellegrino në sekondat e fundit të pjesës së parë (45+1'). Nja pasim nga Valeri u shfrytëzua nga shtatëlarti që mposhti Di Gregorion. Paçka se Igor Tudor provoi "artilerinë e rëndë", Juvja nuk mundi të barazonte dhe i jep trajnerit humbjen e parë në stolin bardhezi. 

Në "Luigi Ferraris" Genoa u mposht 0-2 nga Lazio. Sfida u zhbllokua pas 32 minutave lojë nga goli i Castellanos, ndërsa Dia në pjesën e dytë "vulosi" tri pikë për kryeqytetasit. Hysaj luajti vetëm pesë minuta në fundin e sfidës, teksa Lazios me 59 pikë (sa Juventusi) mban vendin e gjashtë.

Në "Unipol", Cagliari u përmbys 1-2 nga Fiorentina. Ishin vendasit që kaluan në avantazh pas shtatë minutash lojë me golin e Piccolit, ndërsa në pjesën e parë ekuilibrat i vendosi Gosens (36'). Duhej fillimi i fraksionit të dytë që Beltran të kalonte në epërsi miqtë nga Firenze, me golin që në fund shërbeu për tri pikë të vyera. 

Në "Olimpicon" e Torinos vendasit u imponuan dhe fituan 2-0 kundër Udineses. Adams në minutën e 39-të dhe Dembele në të 85 i dhanë tri pikë të arta "Demave". Nga ana tjetër Udinese gjen humbjen e pestë radhazi dhe sheh Torinon ta parakalojë në renditje. 

Me ndeshjet e së mërkurës Serie A mbyll raundin e 33-të, aty ku Interi dhe Napoli bashkëkryesojnë me 71 pikë.

Serie A, raundi 33:

E mërkurë, 23 prill 2025

Cagliari 1-2 Fiorentina

Genoa 0-2 Lazio

Parma 1-0 Juventus

Torino 2-0 Udinese

Renditja:

Ora 09:30
VIDEO/ Pesë disfata radhazi, Udinese humbet edhe në Torino

Në "Olimpicon" e Torinos vendasit u imponuan dhe fituan 2-0 kundër Udineses. Adams në minutën e 39-të dhe Dembele në të 85 i dhanë tri pikë të arta "Demave". Nga ana tjetër Udinese gjen humbjen e pestë radhazi dhe sheh Torinon ta parakalojë në renditje. Me 43 pikë ekipi "Granata" mban pozitën e dhjetë, ndërsa Udinese me tri pikë më pak vendin e 11-të.

Ora 09:28
VIDEO/ Fiorentina përmbys 1-2 Cagliarin dhe sheh nga Evropa

Në "Unipol", Cagliari u përmbys 1-2 nga Fiorentina. Ishin vendasit që kaluan në avantazh pas shtatë minutash lojë me golin e Piccolit, ndërsa në pjesën e parë ekuilibrat i vendosi Gosens (36'). Duhej fillimi i fraksionit të dytë që Beltran të kalonte në epërsi miqtë nga Firenze, me golin që në fund shërbeu për tri pikë të vyera. Me 56 pikë Fiore ngjitet në pozitën e tetë dhe është vetëm katër pikë larg vendit që të dërgon në Champions League.

Ora 09:27
VIDEO/ Lazio fiton 0-2 në Genoa dhe 'kërcënon' Juventusin

Në "Luigi Ferraris" Genoa u mposht 0-2 nga Lazio. Sfida u zhbllokua pas 32 minutave lojë nga goli i Castellanos, ndërsa Dia në pjesën e dytë "vulosi" tri pikë për kryeqytetasit. Hysaj luajti vetëm pesë minuta në fundin e sfidës, teksa Lazios me 59 pikë (sa Juventusi) mban vendin e gjashtë.

Ora 09:26
VIDEO/ Juventusi rrezikon zonën Champions, Parma e mposht 1-0

Në "Tardini" vendasit e Parmës mposhtën 1-0 Juventusin dhe vijojnë "traditën" duke treguar se janë një ekip që historikisht i kanë hapur telashe "Zonjës së Vjetër". Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mateo Pellegrino në sekondat e fundit të pjesës së parë (45+1'). Nja pasim nga Valeri u shfrytëzua nga shtatëlarti që mposhti Di Gregorion. Paçka se Igor Tudor provoi "artilerinë e rëndë", Juvja nuk mundi të barazonte dhe i jep trajnerit humbjen e parë në stolin bardhezi. Me 59 pikë Juventusi mban pozitën e pestë dhe rrezikon zonën Champions për edicionin e ri, ndërsa Parma gjen fitoren e parë pas katër barazimeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?