TORINO, Itali - Juventusi fitoi 2-0 kundër Juventus NextGen, ose njohur si ekipi U-23 i bardhezinjve. Në 'Allianz Stadium' të pranishëm ishin gjithë drejtuesit më të lartë të 'Zonjës së Vjetër', ndërsa dueli u vendos nga golat e Douglas Luiz në minutën e 15-të dhe Dusan Vlahovic në fundin e pjesës së parë.
Në minutën e 52-të ndeshja u ndërpre, pasi tifozët u futën në fushë dhe kërkuan fanellat e lojtarëve, një traditë kjo për ekipin e Juves në prag të çdo fillim-sezoni. Me mijëra tifozë në fushë, sfida u ndërpre për mos vijuar më. Ndërkohë që u vu re se tifozët fërshëllyen Vlahovic dhe Luiz.
Juventus make it 2-0 against Next Gen! ? pic.twitter.com/SglDG5GZ85
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) August 13, 2025
Komente
