Dusan Vlahovic

Juventusi gjobë të majme për Dusan Vlahovic

20 Mars, 21:32| Përditesimi: 20 Mars, 21:35

  • Share

Sulmuesi Dusan Vlahovic do të qëndrojë në Torino për shkak të një problemi fizik dhe nuk do të jetë në dispozicion të Allegrit për ndeshjen delikate në Olimpico kundër Lazios.

Nga një përjashtim në tjetrin, nga Miliku te Vlahoviç, këto janë dy episodet që përmbushin momentin e fundit negativ te Juventusi, i cili bëri që bardhezinjtë nga rivalët e Interit për titullin të rrëshqasin në vendin e tretë pas Milanit.

Nëse ndaj Empolit, Milik kishte paguar një çmim të lartë për një ndërhyrje në lojë shumë të vrullshme dhe të rrezikshme, Vlahoviç u përjashtua kundër Genoas gjatë minutave të fundit për disa fjalë më shumë drejt gjyqtarit Giua, i cili fillimisht e paralajmëroi dhe më pas e dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes me dy kartona të verdhë.

Asnjë karton i kuq i drejtpërdrejtë, gjë që bëri që gjyqtari sportiv të skualifikonte Vlahoviç vetëm për një ndeshje, duke humbur kështu ndeshjen jashtë fushe ndaj Lazios.

Siç raportohet në edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport, gjatë kësaj pauze për ekipet kombëtare, Vlahovic do të qëndrojë në Torino duke qenë se një problem me shpinën e pengoi të marrë pjesë në grumbullimin e Serbisë. Por kësaj mungese në kombëtare i shtohet edhe gjoba që klubi i Juventusit është gati t'i vendosë sulmuesit; 70 mijë euro, sa 5% e pagës bruto mujore të serbit.

Nervozizëm që do ta detyrojë Allegrin të ketë zgjedhje praktikisht të sforcuara në sulm, duke marrë parasysh dëmtimin e Milik. Chiesa është në kombëtare dhe në këto dy javë trajneri do të duhet të zgjedhë se kush mes Kean dhe Yildiz do të jetë krah tij ndeshjen e Olimpico kundër Lazios.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?