Futbollistët dhe trajneri i Juventusit

Juventusi i Thiago Mottas s'përmbahet, 'nokaut' edhe Verona! Me 6 pikë pas dy javësh (VIDEO)

27 Gusht, 10:48| Përditesimi: 27 Gusht, 10:52

  • Share

Juventusi i sezonit të ri është me 5 ‘yje’. Vetëm pak ditë pasi e nisi Seria A me fitoren 3-0 kundër Comos, ‘zonja e vjetër’ ka bërë të njëjtën gjë edhe kundër Veronas në transfertë. Sfida në Bentegoti u zhbllokua fillimisht nga Vllahovic në minutën e 28, ndërsa brenda pjesës së parë do dyfishonte Savona.

Në pjesën e dytë sërish serbi Vlahovic gjeti rrugën e rrjetës, por këtë herë me penallti dhe duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar. Në fund ato që vlejnë nuk janë vetëm 3 pikët, por dy ndeshjet bindëse që Juventus ka bërë nën drejtimin e trajnerit të ri Thiago Motta. Për pasojë ka vend për shumë entuziazëm pasi ekipit i janë bashkuar në merkato Nico Gonzales dhe Francisco Conceicao, ndërsa shumë shpejt pritet edhe Koopemeiners nga Atalanta për gati 60 milionë euro.

Sfida tjetër e ditës së hënë mes Caglarit dhe Comos u mbyll me shifrat 1-1. Fillimisht realizuan vendasit, ndërsa për ekipin e drejtuar nga Fabregas barazoi Cutrone.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?