Danilo, kapiteni i Juves

Sport

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

28 Dhjetor 2024, 15:59| Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 16:01

  • Share

Danilo Luiz da Silva është gjithnjë e më pranë për t'i thënë lamtumirë Juventusit dhe të 'fluturojë' drejt Napolit të Antonio Contes. Braziliani, kontrata e të cilit skadon me bardhezinjtë në qershor 2025, tashmë ka dhënë dakordësinë për transferimin pasi kuptoi se ai nuk është më një prioritet për bardhezinjtë e së tashmes dhe të së ardhmes.

Ish-lojtari i Cityt do të donte të lirohej menjëherë dhe falas, pa kërkuar dëmshpërblim. Në fakt, 33-vjeçarit i kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga kontrata e cila me kërkesën e bërë do të skadonte menjëherë pa qenë e nevojshme të paguante asgjë.

Danilo mund të pajtohet menjëherë për janarin me Napolin, duke u bërë një lojtar i ri dhe i rëndësishëm për ekipin e Contes. Prandaj braziliani do t'i jepte Contes më shumë zgjedhje në departamentin e mbrojtjes, duke qenë në gjendje të rekrutohej në të gjitha rolet e mbrojtjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?