Jadon Sancho

Sport

Juventusi marrëveshje totale me Sanchon, Man. United bën lëvizjen e radhës

19 Korrik, 14:00| Përditesimi: 19 Korrik, 14:07

  • Share

Jadon Sancho (25 vjeç) është gjithnjë e më afër bashkimit me Juventusin. Agjenti i sulmuesit anglez vizitoi Torinon këtë javë, ku u takua me drejtuesit bardhezinj. Nga takimi produktiv rezultoi një marrëveshje për sulmuesin, kontratë katër vjeçare me vlerë 6 milionë euro plus bonuse në sezon.

Një marrëveshje me Manchester United po afrohet pas një oferte fillestare prej 15 milionë £ (rreth 17 milionë euro). Juventusi synon të përmbushë kërkesat e 'Djajve të Kuq' prej rreth 25 milionë eurosh, duke përfshirë një sërë bonusesh lehtësisht të arritshme dhe duke marrë përsipër një pjesë të kompensimit për ndërprerjen e kontratës që klubi anglez do t'i paguajë lojtarit, i cili për t'u transferuar në Torino e ka përgjysmuar pagën e tij.

Juventusi pret ta mbyllë marrëveshjen para të enjtes së ardhshme, duke e bërë Sanchon të disponueshëm për Igor Tudor për javën e tij të parë në 'Continassa' përpara kampit stërvitor në Herzogenaurach, Gjermani. Ish-lojtari i Chelseat do të mbërrinte në kampin stërvitor i freskët pas pushimeve, duke pasur parasysh se Manchester United e ka përjashtuar nga skuadra për miqësoren e kësaj pasditeje kundër Leeds në Suedi dhe ai nuk do të marrë pjesë në turneun amerikan.

Debutimi i tij për Juventusin mund të zhvillohet më 10 gusht kundër Borussia Dortmund, ekipit që e nxori në vitrinë dhe ku ai shijoi vitet e tij më të mira, përpara se të humbiste terren te Manchester United dhe të mos arrinte të rifillonte karrierën e tij te Chelsea. 23 ndeshje ka luajtur Sancho për Anglinë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?