Sport

Juventusi mund Chelsean në Champions, Benfica turpëron Barcelonën, Bayerni bën goleadë e Ronaldo nderon United.

30 Shtator 2021, 09:25| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 09:49

  • Share

Juventusi ka mposhtur 1-0 Chelsean kampionen në fuqi të Champions. Supersfidën e zhvilluar në Torino e vendosi goli i Federico Chiesa-s shënuar në fillimin e pjesës së dytë. Bardhezinjtë marrin kryesimin e grupit H të Champions me 6 pikë të plota.

Zeniti në ndeshjen tjetër e mposhti thellë 4-0 Malmoe dhe merr fitoren e parë. Tre pikë në renditje për rusët po aq sa Chelsea ndërsa Malmoe ende nuk ka marrë pikë.

Bayern Mynih nuk njeh rivalë. Bavarezët u argëtuan ndaj Dinamos së Kievit duke e fituar 5-0 ndeshjen e dytë në grupin E dhe kryesojnë me 6 pikë. 8 gola të shënuar në vetëm dy ndeshje për Bayernin ndërsa mbrëmë dy herë e tundi rrjetën Leëandoëski që vendos të tjera rekorde.

Barcelona prek fundin në Champions.Katalanasit edhe në sfidën e dytë në grup ndaj Benficas pësojnë një humbje fotokopje si ndaj Bayernit. Portugezët fituan 3-0 në Lisbonë vendin e mallkuar të Barcelonës falë edhe dy golëshit të Nunez. Katër pikë për Benfican e asnjë pikë për Barcelonën që është e fundit në grup pa asnjë gol të shënuar e pa asnjë pikë.

Goli i Cristiano Ronaldos në minutën e 95-të i dha fitoren 2-1 Manchester United ndaj Villarreal dhe tre pikët e para në grupin F të Champions. Më herët kishin shënuar Alcacer për spanjollët e Telles për anglezët.

Atalanta mundi 1-0 Young Boys dhe me katër pikë u ngjit në vendin e parë. Golin trepikësh të sfidës së Bergamos e realizoi Pessina.

Në grupin G kryesojnë austriakët e Salzburg. Mbrëmë Salzburg mundi 2-1 francezët e Lille falë dygolëshit të Adeyemi me penallti. Katër pikë numërojnë austriakët ndërsa në Gjermani Ëolfsburg dhe Sevilla ndanë pikët pas barazimit 1-1. / Përgatiti Andi Kapxhiu  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?