Ardian Ismajli po bën një punë të shkëlqyer këtë sezon në mbrojtjen e Empolit dhe Kombëtares, e për rrjedhojë ofertat për të nuk mungojnë. Trajneri i Empolit, Roberto D'Aversa ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” duke pranuar se Ismjali është gati për kapërcimin e madh.
Madje, sipas medieve në Itali, "Zonja e Vjetër" ka dërguar emisarët e vet sot në Pragë, aty ku luhet Çeki - Shqipëri në Ligën e Kombeve, për të parë nga pranë Ismajlin.
Mes temave të shumta të trajtuara, trajneri i klubit toskan, Roberto D'Aversa flet për “xhevahirët” e shumtë që kanë spikatur te “të kaltrit”, mes tyre edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismalji.
“Ismalji tashmë është gati për një klub të madh”, ka thënë trajneri i Empolit. 28-vjeçari shqiptar po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij në kampionatin italian, madje u zgjodh edhe në formacionin e muajit shtator në Serie A.
Ismalji u bashkua me Empolin në verën e vitit 2022 dhe që nga ajo kohë është një titullar fiks i skuadrës toskane.