Federico Gatti del nga fusha i dëmtuar

Sport

Juventusi në alarm për mbrojtjen, Gatti jashtë për një muaj! Tudor 'peshkon' te NextGen

1 Prill, 16:08| Përditesimi: 1 Prill, 16:10

  • Share

Lëndimi i rëndë i Federico Gattit ka krijuar probleme të reja për Juventusin përpara një fundi të zjarrtë të sezonit. Mbrojtësi do duhet të qëndrojë jashtë të paktën një muaj, duke humbur ndeshjet vendimtare në garën e Ligës së Kampionëve si dhe atë të së dielës në mbrëmje kundër Romës, por në rrezik janë edhe ndeshjet jashtë fushe në fillim të majit kundër Bolognas dhe Lazios.

Një problem shtesë për të sapoardhurin Igor Tudor, i cili do të duhet të shpikë diçka për mbrojtjen. Sidomos sepse ai futet në fushë me një formacion prej tre lojtarësh në prapavijë dhe për momentin kanë mbetur vetëm tre qendërmbrojtës.

Kalulu i vendosur në të djathtë, Veiga në mes dhe Kelly në të majtë. Për pjesën tjetër, do të mbetej vetëm Savona, i cili te ekipi i të rinjve Next Gen provoi të luante në të djathtë në një mbrojtje me tre lojtarë. Është dhe Locatelli, i cili mund të zhvendosej mbrapa siç ndodhi tashmë këtë vit me eksperimentet e Thiago Mottas.

Tudor ka thirrur Javier Gil Puche nga skuadra që luan në Serinë C, për ta bërë atë të stërvitet me grupin e tij. 19-vjeçari spanjoll është një qendërmbrojtës dhe ndoshta do të përfshihet rregullisht të paktën derisa Gatti të rikuperohet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?