Thiago Motta e gjen veten me tetë dëmtime te Juventusi dhe sheh si mundësi të vetme aktivizimin e Timothy Weah në majën e sulmit, një rol ndryshe nga karakteristikat e mesfushorit të krahut.
Të mërkurën në mbrëmje "Zonja e Vjetër" luan në Birmingham kundër Aston Villas në Champions League dhe përveç Douglas Luiz, Nico Gonzalez, Adzic, Milik dhe amerikano-jugorëve Bremer dhe Cabal, për të cilët sezoni tashmë ka përfunduar, Thiago Motta nuk do të mund të llogarisë as Vlahovic, i cili ende po lufton një lëndim në muskuj, i pësuar me kombëtaren serbe.
Jashtë edhe McKennie. Amerikani luajti si sulmues kundër Milanit në barazimin 0-0 dhe lodhja e lë jashtë ndeshjes së nerërme, teksa Motta sheh Weah si mundësi të vetme për nesër, duke i besuar sulmin.
Conceicao, Koopmeiners dhe Yildiz në mbështetje të Weah që duket si shpëtimtar në këto momente kur bardhezinjtë nuk kanë asnjë sulmues.
Për pjesën tjetër të formacionit, në mbrojtje para Di Gregorios do jenë Savona dhe Cambiaso në krahë me Kalulu e Gatti në qendër, Locatelli-Thuram në mesfushë.