Jordan Henderson

Juventusi nuk e do në ekip, Jordan Henderson akord me klubin 4 herë kampion të Champions League

14 Janar, 22:27| Përditesimi: 14 Janar, 22:28

  • Share

Trajneri i Ajax-it, John van't Schip ka konfirmuar interesimin e klubit për nënshkrimin me ish-kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson. Henderson është i pavendosur për të vijuar karrierën në Arabinë Saudite edhe pse fiton 900 mijë euro në javë, duke mos u përshtatur me jetën e re në skuadrën e drejtuar nga Gerrard.

Për 33-vjeçarin ka interes dhe nga klubet e Premier League dhe të Bundesligës, me lojtarin që kërkonte një kalim te Juventusi, por "Zonja" e ka refuzuar. Nga ana tjetër, Henderson i ka kërkuar Al Ettifaq largimin, me arabët që nuk janë dakord me një largim pas vetëm disa muajve, por kapiteni pritet t'i bindë dhe është në bisedime me ekipet e tjera.

Duke folur përpara ndeshjes së Eredivisie kundër Eagles, Van't Schip i Ajax  në Holandë tha se bisedimet janë duke u zhvilluar për një transferim të Henderson te katër herë fituesit e Champions League, që këtë sezon nuk po bëjnë paraqitje të mira.

"Është një bisedë serioze duke u zhvilluar me Henderson. Ai ka ende disa gjëra për të rregulluar në Arabinë Saudite", konfirmoi ai për këto bisedime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?